E bujshme/ Piatek i sakrifikuar i Milanit, polaku drejt gjigantëve spanjollë

Kristof Piontek mund të largohet nga Milani këtë verë, nëse kuqezinjtë nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Polaku me shumë mundësi do të jetë i sakrifikuari i klubit të Milanos. Real i Madridit është skuadra në gjurmët e Piontek.

Sipas medias spanjolle “El Chiringuito TV”, madrilenët kanë nisur të interesohen për sulmuesin që ka shkëlqyer këtë sezon në Serinë A.

Duke parë që Luka Joviç ende nuk po firmos dhe pse ka disa javë që flitet se është pjesë e Realit, madrilenët kanë kthyer sytë nga sulmuesi polak.

Mbetet të shihet me interes, çfarë do të ndodhë me Piontek dhe sulmin e Realit gjatë muajve të verës.

Ish-mbrojtësi i Juves, Salihi dhe Bulku. Zbulohet stafi i Rejas, ja ndihmësit e italianit në Kombëtare

Edi Reja ka ardhur në Kombëtare me një frymë bashkëpunimi dhe pa krijuar polemika. Të paktën kjo kuptohet edhe nga stafi që ka formuar, teksa ka preferuar të vijojë bashkëpunimin me tri prej bashkëpunëtorëve të Kristian Panuçit.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe listën e plotë të organikës së kuqezinjve. Serxho Porrini, trajneri i dytë i Rejas është një ish-mbrojtës i Juventusit me shumë eksperiencë. Më tej, Luixhi Febrari do të jetë preparatori atletik i skuadrës. Luka Laurenti, trajneri fizik dhe Alariko Rosi, videoanalisti, së bashku me doktorin Xhanluka Stesina janë tre njerëzit që kanë punuar edhe me Panuçin në Kombëtare.

(Serxhio Porrini, kur luante te Juvja)

Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku do të jenë pjesë e stafit ndihmës, ndërkohë që Ilir Bozhiqi si trajner i portierëve. Më tej, fizioterapistët Ylli Mihali, Arzen Voci, Altin Haxhia dhe Arjan Llaperi si dhe Fatos Kademi dhe Osman Bulku të bazës materiale përbëjnë stafin e Kombëtares, që plotësohet me Dritan Babamustën si menaxher i kuqezinjve.

Allegri u takua në Londër me Raiolan: skenari bombastik!

Ku do të shkojë Massimiliano Allegri? Ende asnjë indicie, thjesht hipoteza të shumta. Kësaj i shtohet edhe hipoteza e Tancredi Palmierit, ekspertit të merkatos, që rrëfen se Massimiliano Allegri ndodhej në Londër gjatë gjysmëfinales së kthimit të Champions League. 

Jo për të shkuar në Liverpul dhe ndjekur sfidën me Barcelonan, po për t’u takuar me Mino Raiolan.

Sipas ekspertit të merkatos, trajneri i Juventusit, në datën 7 maj, ishte në një hotel ku takohen shpesh agjentë merkatoje. Aty ishte edhe Raiola, me të cilin është biseduar. 

Më pas, ky i fundit ka takuar krerët e PSG dhe Chelseat. E gjitha, një skenar që mund të shohë Tuchel në stolin e bluve dhe Allegrin te stoli i kampionëve të Francës, jo më kot Pjanic është kërkuar pikërisht nga skuadra e Parisit.

Real Madridi i vazhdon kontratën edhe një futbollisti tjetër

 Pas Toni Kroos e Raphael Varane, edhe Nacho ia ka përkushtuar të ardhmen Real Madridit, duke e zgjatur kontratën me Los Blancos të mërkurën pasdite.

Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll do të mbarojë në fund të vitit 2021, por lojtari dhe klubi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor 2022.

Bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë vazhduar gjatë sezonit dhe në ditët e fundit është arritur pajtimi dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i Real Madridit, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Trajneri Zinedine Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e kontratës së Nachos, sepse dëshiron ta mbajë atë në klub si pjesë e mbrojtjes së përbërë nga Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Eder Militao.

Interi prezanton fanellat e rej me disa risi – luajnë me to ndaj Empolit.

Ajo që ishte zbuluar prej disa javësh në media, konfirmohet tashmë nga vetë klubi i Interit.

Zikaltrit kanë publikuar fanellën e parë të sezonit të ardhshëm e cila vjen me një risi.

Në qendër aty ku shkruhet edhe emri i sponsorit teknik ‘Pirelli’, vijat e zeza dhe të kaltra janë vendosur vertikalisht.

Pjesa tjetër e fanellës e cila është me jakë ‘V’ përbehet nga vizat e bardha si te krahët ashtu edhe te jaka, ndërsa logo e sponsorëve Nike dhe Pirelli gjithashtu janë shkruar me ngjyrë të bardhë.

Interi do ta inaugurojë fanellën e re të dielën ndaj Empolit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni e cila vlen një vend në Ligwn e Kampionëve.

Përveç një pjese e lojtareve të skuadrës së femrave për të prezantuar fanellën e re janë përzgjedhur edhe Milan Skriniar, Danilo D’Ambrosio, Mateo Politano dhe Lautaro Martinez.