E bujshme/ Piatek i sakrifikuar i Milanit, polaku drejt gjigantëve spanjollë

Kristof Piontek mund të largohet nga Milani këtë verë, nëse kuqezinjtë nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Polaku me shumë mundësi do të jetë i sakrifikuari i klubit të Milanos. Real i Madridit është skuadra në gjurmët e Piontek.

Sipas medias spanjolle “El Chiringuito TV”, madrilenët kanë nisur të interesohen për sulmuesin që ka shkëlqyer këtë sezon në Serinë A.

Duke parë që Luka Joviç ende nuk po firmos dhe pse ka disa javë që flitet se është pjesë e Realit, madrilenët kanë kthyer sytë nga sulmuesi polak.

Mbetet të shihet me interes, çfarë do të ndodhë me Piontek dhe sulmin e Realit gjatë muajve të verës.

Ish-mbrojtësi i Juves, Salihi dhe Bulku. Zbulohet stafi i Rejas, ja ndihmësit e italianit në Kombëtare

Edi Reja ka ardhur në Kombëtare me një frymë bashkëpunimi dhe pa krijuar polemika. Të paktën kjo kuptohet edhe nga stafi që ka formuar, teksa ka preferuar të vijojë bashkëpunimin me tri prej bashkëpunëtorëve të Kristian Panuçit.

“Panorama Sport” ka siguruar edhe listën e plotë të organikës së kuqezinjve. Serxho Porrini, trajneri i dytë i Rejas është një ish-mbrojtës i Juventusit me shumë eksperiencë. Më tej, Luixhi Febrari do të jetë preparatori atletik i skuadrës. Luka Laurenti, trajneri fizik dhe Alariko Rosi, videoanalisti, së bashku me doktorin Xhanluka Stesina janë tre njerëzit që kanë punuar edhe me Panuçin në Kombëtare.

(Serxhio Porrini, kur luante te Juvja)

Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku do të jenë pjesë e stafit ndihmës, ndërkohë që Ilir Bozhiqi si trajner i portierëve. Më tej, fizioterapistët Ylli Mihali, Arzen Voci, Altin Haxhia dhe Arjan Llaperi si dhe Fatos Kademi dhe Osman Bulku të bazës materiale përbëjnë stafin e Kombëtares, që plotësohet me Dritan Babamustën si menaxher i kuqezinjve.

Allegri u takua në Londër me Raiolan: skenari bombastik!

Ku do të shkojë Massimiliano Allegri? Ende asnjë indicie, thjesht hipoteza të shumta. Kësaj i shtohet edhe hipoteza e Tancredi Palmierit, ekspertit të merkatos, që rrëfen se Massimiliano Allegri ndodhej në Londër gjatë gjysmëfinales së kthimit të Champions League. 

Jo për të shkuar në Liverpul dhe ndjekur sfidën me Barcelonan, po për t’u takuar me Mino Raiolan.

Sipas ekspertit të merkatos, trajneri i Juventusit, në datën 7 maj, ishte në një hotel ku takohen shpesh agjentë merkatoje. Aty ishte edhe Raiola, me të cilin është biseduar. 

Më pas, ky i fundit ka takuar krerët e PSG dhe Chelseat. E gjitha, një skenar që mund të shohë Tuchel në stolin e bluve dhe Allegrin te stoli i kampionëve të Francës, jo më kot Pjanic është kërkuar pikërisht nga skuadra e Parisit.

Real Madridi i vazhdon kontratën edhe një futbollisti tjetër

 Pas Toni Kroos e Raphael Varane, edhe Nacho ia ka përkushtuar të ardhmen Real Madridit, duke e zgjatur kontratën me Los Blancos të mërkurën pasdite.

Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll do të mbarojë në fund të vitit 2021, por lojtari dhe klubi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor 2022.

Bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë vazhduar gjatë sezonit dhe në ditët e fundit është arritur pajtimi dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i Real Madridit, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Trajneri Zinedine Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e kontratës së Nachos, sepse dëshiron ta mbajë atë në klub si pjesë e mbrojtjes së përbërë nga Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Eder Militao.

UEFA i jep mbështetje të plotë projekteve dhe zhvillimit të FFK-së.

Shefi i Divisionit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë.

Përveç takimit me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, nënkryetarin Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, ai, së bashku me presidentin Ademi e sekretarin Salihu janë pritur edhe nga zëvendësministrja e sportit, Lenora Morina – Bunjaku, derisa ka vizituar edhe stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, aty ku do të ndërtohet Kompleksi Nacional i Futbollit, si dhe disa prej gjashtë fushave me bari sintetik që janë ndërtuar në partneritet me UEFA-n.

Në konferencën për media që u mbajt në selinë e FFK-së, Favre ritheksoi përkrahjen e plotë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin për zhvillimin e futbollit të Kosovës dhe për presidentin Agim Ademi për punën e madhe dhe të drejtë për futbollin e Kosovës, duke i dhënë edhe mbështetje të plotë vizionit të tij për të ardhmen e futbollit.

Tutje Favre theksoi se do t’i përkrah projektet kapitale për FFK-në siç janë ndërtimi i Kompleksit Nacional të Futbollit në Obiliq, pastaj rindërtimi i selisë së FFK-së, por edhe projektet tjera në të ardhmen.

Më tej Favre ka thënë se është i lumtur që është vazhduar suksesshëm puna e FFK-së pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri dhe është shprehur i mahnitur me paraqitjen dhe sukseset e arritura nga Kombëtarja e Kosovës në Ligën e Kombeve, çka ka bërë që Kosova të tregohet si storie suksesi.

Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të miratohet vendimi që Kosova nga viti i ardhshëm të përfaqësohet nga 3 klube në garat evropiane, gjë e cila është konfirmuar nga  derisa në po të njëjtën mbledhje do të miratohet edhe anëtarësimi i presidentit Agim Ademi në Komitetin “Hat-Trick” të UEFA-s.

Po ashtu, Favre ka paralajmëruar edhe një befasi tjetër për futbollin kosovar nga takimi i KE të UEFA-s në Baku.

Ndërkaq, presidenti Ademi ka bërë me dije se edhe në takimin me zëvendësministren Morina-Bunjaku është theksuar nevoja që të fillohet sa më shpejtë në punimet e këtij projekti, i cili do të monitorohet plotësisht nga UEFA dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e ekspertëve të saj.

Ndërkaq, sa i përket renovimit të selisë së FFK-së është duke u pritur dhënia e lejes nga Komuna e Prishtinës, në mënyrë që të shpallet tenderi dhe të fillohet me punime për ta shndërruar objektin aktual në një shtëpi moderne të futbollit.

Gjatë kësaj vizite të zyrtarit të lartë të UEFA-s është diskutuar edhe për strategjinë e FFK-së për katër vjetër e ardhshme si dhe për ecurinë e kampionatit të Kosovës në të gjitha rangjet.

Interi prezanton fanellat e rej me disa risi – luajnë me to ndaj Empolit.

Ajo që ishte zbuluar prej disa javësh në media, konfirmohet tashmë nga vetë klubi i Interit.

Zikaltrit kanë publikuar fanellën e parë të sezonit të ardhshëm e cila vjen me një risi.

Në qendër aty ku shkruhet edhe emri i sponsorit teknik ‘Pirelli’, vijat e zeza dhe të kaltra janë vendosur vertikalisht.

Pjesa tjetër e fanellës e cila është me jakë ‘V’ përbehet nga vizat e bardha si te krahët ashtu edhe te jaka, ndërsa logo e sponsorëve Nike dhe Pirelli gjithashtu janë shkruar me ngjyrë të bardhë.

Interi do ta inaugurojë fanellën e re të dielën ndaj Empolit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni e cila vlen një vend në Ligwn e Kampionëve.

Përveç një pjese e lojtareve të skuadrës së femrave për të prezantuar fanellën e re janë përzgjedhur edhe Milan Skriniar, Danilo D’Ambrosio, Mateo Politano dhe Lautaro Martinez.